​Arrestohen 12 persona si të dyshuar për sulmet në Tunizi

Bota

​Arrestohen 12 persona si të dyshuar për sulmet në Tunizi

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:17

Policia e Tunizisë ka arrestuar 12 xhihadistë të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në sulmet në hotelin me turistë të huaj në plazhin Souse.

Policia është duke ndjekur edhe dy të dyshuar tjerë të cilët kanë kryer ushtrimet në kampet e xhihadistë në Libi.

Në sulmin e së premtes së kaluar janë vrarë 38 të huaj, më së shumti turistë britanikë ndërkaq policia ka vrarë njërin nga sulmuesit.

Në muajin mars dy persona të armatosur kanë vrarë 21 njerëz në muzeun Bardo ku më pastaj janë vrarë nga policia.

“Ky grup është trajnuar në Libi, me të njëjtin qëllim, dy kanë sulmuar në Bardo ndërsa tjetri në Souse”, u ka thënë gazetarëve ministri për marrëdhënie parlamentare Lazar Akremi, duke shtuar se policia është në kërkim edhe të dy të dyshuarve tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat