SHBA dhe Kuba do të hapin ambasadat

Bota

SHBA dhe Kuba do të hapin ambasadat

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:13

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë pajtuar që të hapin ambasadatat nëpër kryeqytetet e njëri-tjetrit, veprim i cili konsiderohet si hap i madh në rivendosjen e marrdhënieve diplomatike.

Në një deklaratë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin kuban, presidenti amerikan Barack Obama tha sot se “ne nuk do të burgosemi nga e kaluara”.

“Amerikanët dhe kubanezët së bashku janë gati për të ecur përpara”, ka shtuar Obama.

Ministria e Jashtme e Kubës ka thënë se ambasadat në Uashington dhe Havana janë planifikuar të happen më 20 korrik.

Marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Kubës janë ngrirë që prej fillimit të viteve të 60-ta, kur SHBA-të prishën marrëdhëniet dhe vendosën embargo për ishullin komunist.

Të dyja shtetet, në dhjetorin e vitit 2014, njoftuan se janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet dhe Shtetet e Bashkuara hoqën Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin në muajin maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat