​Papa porosit liderët e BE-së: Zgjidheni krizën në Greqi

Bota

​Papa porosit liderët e BE-së: Zgjidheni krizën në Greqi

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:24

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropioan për të marrë vendime të përgjegjshme për zgjidhjen e krizës në Greqi, duke shtuar se dinjiteti njerëzor duhet të mbetet në qendër të zgjidhjeve të problemeve.

Në deklaratën e Vatikanit zyrtar thuhet se Papa është i shqetësuar për pasojat e krizës sociale dhe ppaspojat për familjet greke, transmeton Reuters.

“Dinjiteti njerëzor duhet të mbetet në qendër të të gjitha debateve politike dhe teknike si dhe marrja e vendimeve të përgjegjshme”, ka thënë Papa.

Papa po ashtu i ka ftuar besimtarët që të luten për popullin grek.

Kryeministri grek Alexis Tsipras mbrëmë vonë u ka dërguar sinjal kreditorëve ndërkombëtarë se Greqia mund të pranojë kushtet e marrëveshjes për ndihmë, por Berlini zyrtar ka dalë me qëndrimin se nuk mund të bisedohet për marrëveshje të re para referendumit të cilin Athina e ka caktuar për të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat