Zarif: Kemi bërë përparime në bisedimet bërthamore

Bota

Zarif: Kemi bërë përparime në bisedimet bërthamore

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 17:05

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka thënë se në bisedimet për programin bërthamor të Republikës Islamike dhe fuqive botërore është bërë përparim dhe do të vazhdohet të bëhet.

“Ne kemi bërë përparime dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”,ka thënë sot në Vjenë Zarif pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të shënuar përparim”, ka shtuar ai.

Më 30 qershor, Irani, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur që të shtyejnë edhe për një javë bisedimet, me synimin që të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse për programin bërthamor të Iranit.

“Ne s’kemi vendosur asnjë afat. Do të vazhdojmë punën”, ka thënë Zarif.

Irani dhe 6 fuqitë botërore janë duke punuar në arritjen e një marrëveshjeje e cila do të frenonte programin bërthamor të Republikës Islamike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Teheranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat