Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së viziton Iranin

Bota

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së viziton Iranin

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 13:43

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Yukiya Amano më 1 dhe 2 korrik do të qëndrojë në Teheran, përderisa bisedimet në mes Iranit dhe 6 fuqive botërore kanë hyrë në javën e fundit.

Amano do të takohet me presidentin Hassan Rohani dhe me zyrtarë të lartë iraninaë, thuhet në njoftim.

Irani dhe 6 fuqitë botërore, Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë shtyrë afatin për marrëveshje gjithëpërfshirëse deri më 7 korrik.

Vendimi për shtyerjen e afatit është marrë më 30 qershor, datë e cila më parë ishte vendosur si afat i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Negociatorët janë duke punuar për të arritur një marrëveshje, e cila do të kufizonte programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ritheksoi qëndrimin se ai mund të “largohet” nga një marrëveshje me Iranin, nëse kushtet nuk janë të kënaqshme.

Ndërkaq, presidenti Rohan ka thënë se disa çështje janë zgjidhur por ka akoma çështje të pazgjidhura.

“Disa prej këtyre çështjeve mund të zgjidhen në ditët e ardhshme nëse nuk ka kërkesa të panevojshme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat