Dorëzohet Tsipras, pranon gjitha kushtet (Dokument)

Bota

Dorëzohet Tsipras, pranon gjitha kushtet (Dokument)

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:52

Një tjetër kthesë e befasishme në dramën e borxhit grek.

Sipas gazetës Financial Times, kryeministri grek, Alexis Tsipras është treguar i gatshëm për të pranuar të gjitha kushtet e kreditorëve.

Gazeta i referohet një letre të Tsipras për drejtuesit e KE, BQE dhe FMN.

Athina është gati të pranojë kërkesat, përveç disa ndryshimeve të vogla.

Financial Times publikon edhe letrën e Tsipras. Ajo konfirmohet edhe nga ministri grek i Financave, Varoufakis.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat