Kurdët marrin nën kontroll qytetin kufitar

Bota

Kurdët marrin nën kontroll qytetin kufitar

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:20

Milicia siriane kurde ka thënë se ka rivendosur kontrollin mbi qytetin Tal Abyad sot, duke dëbuar luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët kanë sulmuar këtë pikë strategjike në kufi, një ditë më parë.

Zëdhënësi i milicisë kurde ka thënë se pjesa lindore e këtij qarku, e cila ishte nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, u rimorr nga forcat kurde.

Gjatë luftimeve janë vrarë 3 militantë të IS-it, përderisa një tjetër ka hedhur vetën në erë.

Tal Abyad i cili është në kufi me Turqinë, më parë ishte zonë e kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik dhe ka qenë pikë strategjike për furnizime me armë dhe luftëtarë të huaj si dhe për eksportin e naftës.

Por dy javë më parë, forcat kurde të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë qytetin nga militantët.

Më 30 qershor, militantët e Shtetit Islamik kanë zhvilluar luftime të ashpra në qarkun Mashur al-Fawqani, por sipas milicisë kurde, ata kanë arritur ta marrin kontrollin e kësaj pjese mëngjesin e sotëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat