Gazpromi i ndalon gazin Ukrainës

Bota

Gazpromi i ndalon gazin Ukrainës

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 11:50

Gjiganti rus i gazit Gazprom ka thënë se ka ndaluar të gjitha furnizimet me gaz natyror për Ukrainën, një ditë pasi Kievi ka thënë se ka pezulluar blerjet e gazit rus.

“Ukraina nuk ka paguar për furnizimet me gaz në muajin korrik. Gazpromi ka ndaluar furnizimet për Ukrainën nga ora 10 e mëngjesit”, thuhet në njoftimin e kompanisë shtetërore ruse.

Ukraina ka thënë më 30 qershor se do të ndalojë blerjen e gazit nga Rusia, derisa të arrihet pajtim për kushte të reja të furnizimit.

Kompania shtetërore e energjisë Naftogaz ka thënë se “dërgesat e gazit përmes Ukrainës për klientët evropianë të Gazprom-it, do të vazhdojnë në mënyrë të plotë”.

Rusia ka rritur në mënyrë dramatike çmimin e gazit për Ukrainën, pas rrëzimit të presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych, në shkurt të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat