HRW: Koalicioni saudit vrau civilë në Jemen

Bota

HRW: Koalicioni saudit vrau civilë në Jemen

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:52

Sulmet ajrore të koalicionit që udhëheq Arabia Saudite në Jemen, kanë shkatërruar shtëpi, shkolla dhe lokacione të tjera civile, duke vrarë dhjetëra njerëz, ka bërë të ditur organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW).

Grupi, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se ka hetuar sulmet në qytetin verior Sada dhe ka konstatuar se së paku 59 civilë janë vrarë në periudhën nga 6 prilli deri më 11 maj - në mesin e tyre 14 gra dhe 35 fëmijë.

Në raport thuhet se imazhet satelitore kanë treguar mbi 210 sulme ajrore në Sada, qytet që kontrollohet nga rebelët Huthi.

“Këto sulme duket se janë shkelje serioze e ligjeve të luftës që duhet të hetohen”, ka thënë Sarah Leah Whitson, drejtore e grupit HRW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat