Një shtetas i Malit të Zi vritet në Siri

Bota

Një shtetas i Malit të Zi vritet në Siri

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:17

Një shtetas i Malit të Zi është vrarë në luftën e Sirisë, ka njoftuar policia malazeze.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, bëhet fjalë për Damir Sllakoviqin nga qyteti i Tivarit.

Raportohet se ai ka luftuar në anën e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Janë qindra qytetarë nga vendet e Ballkanit që po luftojnë përkrah grupeve të njohura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak.

Mbi 40 qytetarë nga Kosova thuhet se kanë humbur jetën në këto luftime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat