Luksemburgu merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Bota

Luksemburgu merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:40

​Luksemburgu merr sot nga Letonia kryesimin gjashtëmujor të radhës të presidencës së BE-së, në ndërkohë që kjo është hera e dymbëdhjetë që vendi i vogël kryeson unionin.

Kryesimi i Luksemburgut do të bazohet në shtatë prioritete që janë nxitja e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimi, shtimi i dimensionit social të BE-së, menaxhimi i migracionit, përqëndrimi mbi dixhitalizimin e tregut, promovimi i konkurencës, zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të rolit të Unionit në skenën globale.

Mes prioriteteve Luksemburgu nuk ka vendosur zgjerimin e BE-së. Kryesimi zyrtar do të fillojë më 3 korrik, ndërkohë që nga 1 janari 2016 kryesimin e BE-së do ta marrë Holanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat