Rekord refugjatësh në Evropë

Bota

Rekord refugjatësh në Evropë

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 08:58

Një rekord prej 137,000 refugjatësh kanë arritur në Evropë, përmes detit, në gjysmën e parë të vitit 2015.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se shifra është 80 përqind më e madhe se ajo në periudhën e njëjtë të vitit 2014.

“Evropa po përballet me krizë refugjatësh të përmasave historike”, thuhet në raportin e Agjencisë për Refugjatë të OKB-së.

Nga Siria llogaritet të jenë afro 44,000 refugjatë që kanë arritur në brigjet e Evropës.

Pas tyre vijnë refugjatët nga Eritrea dhe Afganistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat