Aksidenti në Indonezi: 130 të vdekur

Bota

Aksidenti në Indonezi: 130 të vdekur

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 08:47

Së paku 130 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në një zonë të banuar në ishullin Sumatra të Indonezisë.

Aeroplani Hercules C-130 është përplasur mbi disa ndërtesa të martën, përpara se ka shpërthyer në flakë.

Kreu i forcave ajrore, Agus Supriatna, ka thënë se në bordin e aeroplanit kanë qenë 113 njerëz dhe se nuk beson se ka të mbijetuar.

Aeroplani, i cili është prodhuar në vitin 1964, ka qenë duke transportuar ushtarë dhe familjarë të tyre.

Supriatna ka thënë se piloti ka kërkuar të kthehet në bazë për shkak të “vështirësive teknike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat