Këto 4 banka greke rrezikojnë falimentimin sipas Standard & Poor’s

Bota

Këto 4 banka greke rrezikojnë falimentimin sipas Standard & Poor’s

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:30

Pas mbylljes së Bursave europiane ka mbërritur edhe prerja e rating nga «CCC» në «default selektiv» nga ana e Standard & Poor’s karshi 4 bankave greke: Alpha Bank, Eurobank Ergasias, National Bank of Greece dhe Piraeus Bank.

«Selective default» nënkupton se debitori nuk është në gjendje t’i bëjë ballë një pjesë të detyrimeve të tij të pagesave, por jo të gjithave.

Kjo “mbetje në klasë”, shpjegon agjencia, varet nga masat e marra nga qeveria greke duke nisur prej të hënës, me mbylljen e sporteleve, limitet prej 60 eurosh në ditë të tërheqjes nga bankomatet dhe bllokimin e pagesave nga Greqia jashtë vendit me karta dhe bankomate helene.

Pa një mbështetje të mëtejshme të jashtme falimentimi i bankave është «thuajse diçka e sigurt».

Il Sole 24 Ore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat