Chris Christie shpall zyrtarisht kandidaturën

Bota

Chris Christie shpall zyrtarisht kandidaturën

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 23:15

Guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për në garën presidenciale të vitit 2016, në shkollën e tij të mesme në Livingston.

Christie u zgjodh guvernator në vitin 2009 në një shtet tradicionalisht demokrat dhe fitoi shpejt vëmendje për retorikat e tij të hapura me banorët dhe gazetarët. Ai u rizgjodh përsëri në vitin 2013 dhe konsiderohej gjerësisht si pretendent në garën presidenciale 2016.

Por e ardhmja politike e tij u zbeh pas një skandali, kur tre nga ndihmësit e tij urdhëruan mbylljen e një ure të ngarkuar për t’ju kundërvënë kryetarit të bashkisë që refuzoi të mbështeste rizgjedhjen e zotit Christie. Mbështetja e tij në Nju Xhersi ka rënë dhe shumë donatorë të mundshëm janë tërhequr pas skandalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat