Obama: Kriza greke nuk e prek SHBA-në

Bota

Obama: Kriza greke nuk e prek SHBA-në

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se kriza aktuale në Greqi nuk duhet të shkaktojë “reagime të tepruara” në SHBA, edhe pse zyrtarët amerikanë janë duke monitoruar situatën.

“Sa i përket popullit amerikan, kjo nuk është diçka që do të shkaktojë tronditje të madhe në sistem. Por, padyshim se është e dhimbshme për popullin grek dhe mund të ketë efekt të rëndësishëm në normat e rritjes në Evropë”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Uashington, së bashku me presidenten e Brazilit.

Greqia ka afat deri në mesnatë që t’i paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1.6 miliard euro, në të kundërtën falimenton.

Kreditorët ndërkombëtarë i kanë bllokuar Greqisë fondet e ndihmës, derisa ajo të mos bie dakord për reforma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat