Greqia kërkon marrëveshje të re për ndihmë

Bota

Greqia kërkon marrëveshje të re për ndihmë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:42

Qeveria e Greqisë ka kërkuar marrëveshje të re për ndihmë nga Eurozona, vetëm pak orë para se t’i kalojë afati për shlyerjen e borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Greqia ka kërkuar ndihmë dyvjeçare në vlerë prej 29.1 miliardë eurosh.

Ministrat e Eurozonës do të diskutojnë sonte për kërkesën greke.

Greqia ka afat deri në mesnatë t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh, ose rrezikon të dalë nga Eurozona.

Kreditorët ndërkombëtarë duan që Greqia të rrisë taksat dhe të zvogëlojë shpenzimet e mirëqenies, para se të zhbllokojnë fondet e ndihmës për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat