29-vjeçari : Ja si do të shpëtoj Greqinë nga falimenti

Bota

29-vjeçari : Ja si do të shpëtoj Greqinë nga falimenti

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:31

Në një kohë kur qeveria greke dhe kreditorët evropianë nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për pagesën e borxhit, një 29-vjeçar amerikan ka propozuar një zgjidhje të veçantë.

Thom Feeney, i cili thotë se është i ngopur me “drojën” e politikanëve ka hapur një faqe në internet për të mbledhur 1.6 miliardë euro, aq sa është pagesa që Greqia i detyrohet FMN-së.

Nëse shuma duket e jashtëzakonshme për ju, për Feeney jo. Kjo pasi sipas tij në BE ka 503 milionë njerëz dhe ata duhet të dhurojnë vetëm nga 3 euro (aq sa çmimi i një sallate me ullinj) për të mbledhur shumën e nevojshme.

“Mendimi im është se duhet të investojmë për diçka që të rritet, qoftë një person, një kompani apo një vend si Greqia”, thotë 29-vjeçari.

Ideja e tij “nga njerëzit për njerëzit” deri tani ka marrë mbështetjen e 2 mijë njerëzve të cilët kanë dhuruar në 24 orë që kur është hapur faqja një shumë prej 31 mijë euro.

“Shpresoj shumë që fushata të arrijë objektivin. Mendoj se do të ishte një fitore e pushtetit të popullit”, thotë Feeney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat