Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, drejtohej nga serbët

Bota

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të kokainës, drejtohej nga serbët

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:13

Policia spanjolle ka sekuestruar 3.5 ton kokainë dhe 9.3 milion euro si pjesë e një rrjeti kriminal të udhëhequr nga serbët.
Grupi ndërkombëtar udhëhiqej nga kokat kriminale serbe dhe se bëhet fjalë për ish-pjesëtarë të forcave serbe të sigurisë.
Në këtë operacion të koduar “Vineta” janë arrestuar 69 veta, prej të cilëve 15 në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci, 26 në Spanjë kryesisht serb dhe 28 veta në Portugali.
Selia e këtij grupi ishte në Madrid, ndërsa ata transportonin drogën përmes ujrave detar nga Amerika Latine. Gjithë aksioni udhëhiqej dhe realizohej nga kriminelë dhe ish-ushtarakë serb.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe policitë e rajonit dhe të vendeve të BE-së. Koka e grupit është arrestuar në Madrid, dhe se ai është i njohur edhe si menaxher futbolli dhe person që jeton në luks në Spanjë, i njohur për pasuri të ndryshme. Në vilën e tij janë gjetur rreth 1 milionë euro.
Grupi i organizuar trafikonte drogën nga Amerika Latine drejt Evropës, edhe ate përmes Spanjës. Gjatë aksionit janë konfiksuar pesë makina luksoze, katër anije, motocikleta, armë dhe 332 rrënjë kanabis. (INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat