Britania e Madhe nxjerr hartën për vendet e rrezikuara nga sulmet terroriste

Bota

Britania e Madhe nxjerr hartën për vendet e rrezikuara nga sulmet terroriste

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 18:19

Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë ka publikuar një hartë në të cilën janë ranguar vendet turistike si potenciale për rrezik nga sulmet terroriste.

Në hartë me ngjyrë të kuqe si vendet më të rrezikshme janë evidentuar Tunizia, Egjipti, Turqia, Franca dhe Spanja dhe me ngjyrë portokalli si më pak të rrezikuara Greqia dhe Italia.

Me një shkallë më të ulët të rrezikut janë vlerësuar Kroacia, Austria dhe Bullgaria të cilat janë shënuar me ngjyrë të verdhë, ndërsa me rrezikun më të vogël Zvicra me ngjyrë të gjelbër, transmeton Daily Mail.

Njëkohësisht Ministria e Punëve të jashtme e Italisë ka nxjerrë një njoftim me të cilin shtetasve të vet I këshillon se cilat vende t’i shmangen dhe që në cilat të udhëtojë me kujdes të shtuar për shkak të sulmeve të mundshme terroriste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat