Ministrat e Financave të Eurozonës do të mbajnë një konferencë urgjente telefonike, për të diskutuar propozimet e reja të Greqisë për zgjidhjen e krizës së borxheve.
Raportohet se Athina planifikon të kërkojë një paketë dyvjeçare të ndihmës nga Eurozona.
Bisedimet pritet të nisin në orën 19:00.
Greqia ka afat deri në mesnatë t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh; në të kundërtën, falimenton.
Kreditorët ndërkombëtarë kanë thënë se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma.