Sot afati i fundit që Greqia t’i shlyjë 1.6 mld euro borxh kreditorëve

Bota

Sot afati i fundit që Greqia t’i shlyjë 1.6 mld euro borxh kreditorëve

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 08:27

Sot në mesnatë përfundon afati që Greqia duhet t’i shlyejë borxhin prej 1.6 miliardë euro kreditorëve europianë. Kryeministri grek Aleksis Tsipras këroi shtyrjen e afatit, por nuk u pranua nga eurogrupi.

Udhëheqësit e BE paralajmëruan të dielën se një refuzim i propozimeve të kreditorëve do të thotë largim të Greqisë nga zona euro.

Ndërkohë kryeministri grek i ka bërë thirrje votuesve që të hedhin poshtë kërkesat e kreditorëve me anë të një referendum që do të mbahet më 5 korrik. Tsipras tha se një votë e qartë kundër masave shtrënguese do të ndihmojë Greqinë për të negociuar një zgjidhje më të mirë ndaj krizës.

Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj u ndërprenë javën e kaluar, duke çuar në mbylljen e bankave greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat