Putin: Vazhdon mbështetja për regjimin e Sirisë

Bota

Putin: Vazhdon mbështetja për regjimin e Sirisë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:17

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se “politika për ta mbështetur Sirinë, udhëheqjen e Sirisë dhe popullin e Sirisë, mbetet e pandryshuar”.

Këto komente ai i ka bërë sot në Moskë gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Sirisë, Walid al-Muallem.

Në konferencën për gazetarë, së bashku me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, zoti Muallem tha se ka marrë siguri se “Rusia do të vazhdoj ta mbështes Sirinë në mënyrë politike, ekonomike dhe ushtarake”.

Presidenti Putin i ka inkurajuar të gjitha vendet e Lindjes së Mesme për “t’i bashkuar përpjekjet e tyre” për të luftuar kundër militantëve islamikë, e veçanërisht kundër grupit ekstremist, Sahteti Islamik, i cili ka okupuar territore të gjëra në Siri dhe Irak.

Moska ka qenë mbështesëi kryesor i regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Nga lufta në Siri, e cila ka filluar me protestat kundër qeverisë, në mars të vitit 2011, janë vrarë më se 220 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat