Juncker: Në referendumin e Greqisë të votohet “për”

Bota

Juncker: Në referendumin e Greqisë të votohet “për”

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 15:19

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se nuk ka propozime të reja në bisedimet për evitimin e falimentimit financiar të Greqisë dhe daljen e mundshme të këtij vendi nga eurozona.

Mëtutje, duke folur para gazetarëve sot në Bruksel, zoti Juncker theksoi se ndjehet i “tradhtuar” nga vendimi i Greqisë për mbajtjen e referendumit lidhur me propozimet ndërkombëtare për ndihmë për ekonominë greke.

Mëtutje, ai ka kërkuar që në referendumin e 5 korrikut në Greqi të votohet “për”.

“Nuk do të duhej bërë vetëvrasje, pasi dikush është i frikësuar nga vdekja”, tha Juncker, dhe ka shtuar se “nuk do të jetë lehtë, por është e domosdoshme”.

Sipas tij, vota “jo” do të thotë refuzim i Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat