Rusi: U varros ish-kryeministri Primakov

Bota

Rusi: U varros ish-kryeministri Primakov

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 14:56

Në Moskë sot është varrosur ish-kryeministri i Rusisë, Yevgeny Primakov, i cili vdiq të premten në moshën 85 vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë pjesëtarë të elitës politike ruse, pastaj delegacionet e Ministrisë së mbrojtjes dhe i të dy dhomave të Parlamentit të Rusisë.

Televizioni shtetëror i Rusisë e ka transmetuar ceremoninë e varrimet, të cilën e ka udhëhequr Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në mesazhin e tij të ngushëllimit ka vleerësuar se Primakov ishte “figurë e shkallës së lartë dhe person, ndikimi i të cilit ishte njohur brenda dhe jashtë” Rusisë.

Përveç se ishte kryeministër, në periudhën 1998-99, Primakov ishte edhe ministër i jashtëm dhe shef i Shrëbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat