SHBA: Raketa SpaceX eksplodoi pas lansimit

Bota

SHBA: Raketa SpaceX eksplodoi pas lansimit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 13:58

Një raketë e kompanisë SpaceX ka eksploduar vetëm disa minuta pas lansimit të djeshëm nga baza në Kejp Kanaveral në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

Kjo shënën pengesë të madhe për kompaninë e cila është themeluar nga mangati i Internetit, Elon Musk, raporton AFP nga Majami.

Ky zhvillim i papritur i ka shtuar shqetësimet për dërgimin e ushqimit dhe pajisjeve të tjera për astronautët që jetojnë në orbitë.

Ky ishte lansimi i 7-të i raketës së kompanisë SpaceX deri tash.

Disa minuta më vonë, komentatori i kompanisë SpaceX, George Diller, tha se “atje ishte një lloj i anomalisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat