Për 10 mijë euro mund të blesh banesë në Greqi, në zonat turistike

Bota

Për 10 mijë euro mund të blesh banesë në Greqi, në zonat turistike

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 13:34

​Për një banesë në Shkup që kushton 70 mijë euro, në Greqi mund ti blejsh tre të tillë me pamje kah deti dhe me 40 metra katror. Sot në Selanik mund të blini banesë me çmim prej 10 mijë eurove, ndërsa mund të shihni shpallje që urgjentisht shiten banesa.

Në qendër të Selanikut, banesë në gjendje të mirë mund të gjeni edhe me 600 euro për metër katror. Mund të blini apartament për 60 metra katrorë me çmim prej 20 mijë eurove, por do të ju duhet para për renovim.

Disa njerëz, shesin pronat e tyre për të blerë banesa në vendin turistik Halkidiki. Në sezonin e verës një banesë e këtillë paguhet nga turistët shtrenjtë dhe mund të fitosh deri 4 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat