Terrorizmi, , Pinotti: Edhe Italia e rrezikuar. Një front terrorrist ekziston dhe në Adriatik

Bota

Terrorizmi, , Pinotti: Edhe Italia e rrezikuar. Një front terrorrist ekziston dhe në Adriatik

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 10:25

Alarm i lartë i rrezikut të terrorrizmit dhe në Itali. Pas ngjarjeve në Tunizi, Francë e Britani e Madhe, ministrja italiane e mbrojtjes Roberta Pinotti, në një intervistë televizive shprehet “se dhe Italia mund të jetë objekt i atentateve terrorriste.

Nuk kemi menduar kurrë se jemi imun nga këto akte terrorriste, dhe pse sot nuk kemi elementë që mund të na lejojnë të themi se jemi më shumë ose më pak në rrezik se vendet e tjera europiane.
Italia aktualisht është nën kërcënimin e terrorrizmit si cdo vend tjetër i Europës.”
Duke bërë krahasimin me ngjarjet e fundit, ministrja Pinotti shton se “në Itali ekziston një fenomen ndryshe, pasi nuk kemi ende emigrantë të brezit të tretë, siç ndodh në Francë ku janë pikërisht ata që provokojnë këto akte terrorriste. Por rreziku ekziston e për këtë motiv është rritur mjaft niveli i vigjilencës.”

Kërcënimi terrorrist Ballkanik

Në intervistën e saj, ministrja italiane e mbrojtjes shpjegon se në alarmin terrorrist ekziston dhe një tjetër front mjaft i rrezikshëm, sic është ai ballkanik. “Nga Ballkani të mbërrish në Itali është shumë më e thjeshtë se nga çdo vend tjetër i Europës, shprehet ajo. E dimë prej kohësh se një front terrorrist ekziston dhe në Adriatik e po punojmë shumë, sidomos gjatë këtij viti të fundit që kjo zonë mos të shndërrohet në një eksportuese pasigurie. Italia ka një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake në Kosove, të cilat nuk i ka reduktuar pikërisht në kuadër të këtij objektivi.”

6600 forca ushtarake vigjilojnë qytetet italiane

Forca të ushtrisë italiane vigjilojnë “objekte të ndjeshme” në të gjitha qytetet italiane. Prej disa muajsh janë shumëfishuar kontrollet në ruajtjen e selive të ambasadave e konsullatave të huaja, të insitucioneve e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, në porte e aeroporte, si dhe pranë objekteve me rëndësi historike, kulturore e fetare.
“Kjo vigjilencë do të jetë mjaft e lartë, deklaron ministrja Pinotti, deri sa të reduktohet rreziku i terrorizmit e deri kur të marr fund lufta kundër Shtetit Islamik. Janë rreth 6600 ushtarakë të impenjuar në këtë operacion kontrolli e ruajtje e kjo masë sigurie duhet e do të jetë konstante./oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat