Kandidati pro-evropian fiton zgjedhjet në Kishinev

Bota

Kandidati pro-evropian fiton zgjedhjet në Kishinev

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 09:47

Kryetari aktual i Kishinevit, Dorin Chiratoaca është shpallur fitues në raundin e balotazhit, për zgjedhje lokale, që janë mbajtur të dielën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Moldavi ka publikuar rezultatet sot, duke thënë se të gjitha votat janë numëruar.

Dorin Chirtoaca, nga partia pro-evropiane, Partia Liberale, është shpallur fitues i zgjedhjeve në Kishinev me 53.46 për qind të votave të fituara.

Ndërkaq, kundërkandidatja e tij, pro-rusja Zinaida Greceani ka arritur të fitojë 46.56 për qind të votave.

Sot në mengjës, kreu i Partisë Socialiste Igor Dodin ka thënë se votimet e 28 qershorit janë të dëmtuara, për shkak të disa parregullsive, duke shtuar se partia e tij nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat