Kinë: 57 shtete do nënshkruajnë me Bankën për Investime

Bota

Kinë: 57 shtete do nënshkruajnë me Bankën për Investime

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 07:30

Në Kinë po organizohet ceremonia e nënshkrimit me Bankën Aziatike për Investime në Infrastrukturë, i cili është instituti më i ri ndërkombëtarë financiar, që pritet që të rivalizojë Bankën Botërore dhe Bankën Aziatike për Zhvillim.

Përfaqësues nga 57 vende do të nënshkruajnë dokumentit, i cili përcakton aksionet e secilit shtet në kapitalin fillestar në këtë bankë.

Australia është bërë shteti i parë që ka nënshkruar këtë dokument sot në Pekin. Përveç këtij shteti, Britania, Gjermania dhe Korea Jugore janë në mesin e shteteve themeluese.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë dy vendet që nuk do të nënshkruajnë marrëveshje me këtë bankë..

Uashingtoni ka vënë në pikëpyetje standardet e qeverisjes së Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë. Ky institucion financiar është themeluar në muajin tetor në 21 shtete dhe do të financojë sektorin e energjisë, transportit dhe projektet infrastrukturore në Azi.

Ajo pritet të japë hua prej miliarda dollarësh por që punën e saj do ta fillojë më vonë gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat