Kuvajt: Sulmuesi vetëvrasës në xhami ishte shtetas saudit

Bota

Kuvajt: Sulmuesi vetëvrasës në xhami ishte shtetas saudit

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 16:10

Kuvajti thotë se sulmuesi vetëvrasës në një xhami shiite ishte shtetas i Arabisë Saudite.

Ministria e brendshme e Kuvajtit ka njoftuar se sulmuesi, Fahd Suleiman Abdulmohsen al-Qaba, kishte arritur në aeroportin e Kuvajtit herët në mëngjes më 26 qershor, disa orë para se ta aktivizonte eksplozivin në xhaminë Al-Imam në qytetin e Kuvajtit.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjejgësinë për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 27 besimtarë dhe janë plagosur më se 220 të tjerë.

Më herët, autoritetet e Kuvajtit thanë se shërbimet e sigurisë e kanë arrestuar vozitësin e automobilit i cili e ka transportuar sulmuesin dhe eksplozivin në vendin e sulmit, pronanri i automobilit dhe pronari i shtëpisë ku kishte qëndruar sulmuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat