Armeni: Është vrarë një ushtar në kufirin me Azerbajxhanin

Bota

Armeni: Është vrarë një ushtar në kufirin me Azerbajxhanin

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 07:07

Armenia thotë se një ushtar i saj është vrarë në përleshjet me trupat nga vendi fqi, Azerbajxhan.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se ushtari është vrarë “në kufi”, mbrëmë vonë dhe i ka akuzuar forcat e Azerbahxnait se të parat kanë hapur zjarr.

Por, Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit i ka hedhur poshtë pretendimet se forcat e saj e kanë filluar ndonjë përleshje me dikë.

Për dekada me radhë, Armenia dhe Azerbajxhani janë në armiqësi lidhur me rajonin Nagorno – Karabah, që është enklavë armene në Azerbajxhan.

Afro 30 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftës për këtë enklavë në vitet e 90-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat