​Një kamikaz ka kryer një sulm vetëvrasës në Nigeri

Bota

​Një kamikaz ka kryer një sulm vetëvrasës në Nigeri

Më: 30 maj 2015 Në ora: 22:57

Së paku nëntë persona kanë vdekur në një sulm vetëvrasës para një xhamie në Maiduguri , në verilindje të Nigerisë , kanë deklaruar autoritetet lokale .

“Kamikazi ka hyrë në xhami si besimtar dhe ka ngritur veten në ajër”, ka thënë një dëshmitar duke shtuar se ka parë së paku 20 njerëz të shtrirë në trotuar por nuk e di numrin e saktë të viktimave.

Autoritetet kanë sqaruar se së paku nëntë persona kanë vdekur por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.

Forcat e sigurisë të Nigerisë kanë thënë se ushtria më herët ka shtypur një sulm në Maiduguri që e kishte organizuar organizata islamike Boko Haram.

Ofensiva e pjesëtarëve të Boko Haramit të cilët në Maiduguri kanë ndezur disa raketa, ka ndodhur disa orë pasi që presidenti i Nigerisë Muhamadu Buhari ka bërë betimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat