​ISIS ngrit në ajër burgun në Palmira

Bota

​ISIS ngrit në ajër burgun në Palmira

Më: 30 maj 2015 Në ora: 21:10

Pjesëtarët e ISIS-it kanë ngritur në ajër burgun në Palmira, simbol i represionit të regjimit sirian të viteve 80-ta ka thënë Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Ai burg i madh është shkatërruar plotësisht pasi që ISIS ka vendosur eksploziv Brenda ndërtesës duke ngritur në ajër.

Observatori bën me dije se burgu i Palmirës ahtë i njohur për vrasjen e qindra të burgosurve në kohën e regjimit të Jafez Al Asad, babai I kryetarit të tanishëm Bashar Al Asad.

Në këtë burg kanë qenë të burgosur politikë të cilët me vite janë maltretuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat