​ISIS fiton “Ministrinë për kontrabandë”

Bota

​ISIS fiton “Ministrinë për kontrabandë”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 20:18

Ekstremistët e ISIS-it kanë ngritur Ministrinë e Antikitetit që do të shërbejë për rritjen e fitime nga plaçkitja e gjërave të vlefshme nga qytetet antike dhe statujat.

Plaçkitja dhe tregtia me këto vlera i ka sjellë ISIS-it miliona dollarë, shkruan “Telegrafi” britanik.

Fitimet e tilla mund të krahasohen me ato që ISIS ushtron me rrëmbimin dhe lirimin e pengjeve nga perëndimi.

ISIS që nga momenti kur ka filluar të shtrihet në Irak dhe Siri nga një grup terrorist i zakonshëm është shndërruar në një organizatë e cila është e aftë që të prodhojë “hierarki, udhëheqje dhe ministri të veta”.

Në Irak xhihadistët veç e kanë shkatërruar qytetin afër Mosulit, Nimruda dhe Hatra, ndërsa jo fort moti e kanë marrë edhe qytetin Roman në Siri.

“Telegraf” shkruan se ISIS ka krijuar rrjete të posaçme për biznes me këto gjëra me vlerë dhe ajo tregti ekstremistëve u sjell rreth 20 përqind më shumë të hyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat