​Berlini i kërkon Moskës sqarime për “listën e zezë”

Bota

​Berlini i kërkon Moskës sqarime për “listën e zezë”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:09

Berlini zyrtar ka kërkuar nga Moska që të sqarojë arsyet se pse tetë qytetarë gjermanë gjenden në listën e zezë të diplomatëve nga Bashkimi Evropian të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.

Berlini është në kontakt me Moskën dhe insiston në transparencë për zgjidhjen e këtij problemi thuhet në deklaratë të qeverisë gjermane duke shtuar se personat që gjenden në këtë listë kanë të drejtë të dinë se pse u është ndaluar hyrja në Rusi.

Sipas gazetës gjermane “Bild” Rusia ka dërguar listën e zezë në adresë të shumë misioneve diplomatike të vendeve të BE-së që gjenden në Rusi.

Në listën e zezë gjenden anëtari i Parlamentit Karl - Georg Velman , Michael Fuchs nga CDU që është anëtar i Bundestagut, bashkëkryesuesit e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian Daniel Kohn - Bendit dhe Rebecca Harms , sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Uwe Korsepius , sekretarja e Shtetit të Mbrojtjes Katrin Suder, komandant i Forcave Ajrore gjermane Karl Milner dhe politikani nga partia CSU Bernd Poselt .

Disa nga politikanët evropianë, emrat e të cilëve ja në gjendur në listën e zezë kanë thënë se ndihen të nderuar për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat