Nisin takimet Kerry- Zarif në Gjenevë

Bota

Nisin takimet Kerry- Zarif në Gjenevë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:56

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologu i tij iranian, ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif, kanë filluar bisedimet në Gjenevë me qëllim të hapjes së rrugës për një marrëveshje bërthamore të plotë deri në fund të qershorit.

Bisedimet pasojnë një marrëveshje paraprake, të arritur më 2 prill ndërmjet Iranit dhe 5 fuqive botërore (P5+1).

SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania janë të përkushtuara për të arritur një pajtim dhe për t'i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Zyrtarët amerikanë thanë se ata presin që bisedimet të çojnë deri tek afati i caktuar, 30 qershor, ku pritet një marrëveshje përfundimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat