Homoseksualët në Rusi përballen me policinë

Bota

Homoseksualët në Rusi përballen me policinë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:27

Policia ruse ka arrestuar disa aktivistë të të drejtave të homoseksualëve, derisa këta të fundit po përpiqeshin të organizonin një tubim të paralajmëruar në qendër të Moskës.

Njëri nga aktivistët e arrestuar nga Policia, po përpiqej të shpaloste një flamur që përfaqëson komunitetin LGBT.

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve kanë insistuar që ta mbajnë ngjarjen e paralajmëruar për 30 maj, pavarësisht se gjykata në Moskë ndalon atë.

Homoseksualët në Rusi përballen me ngacmime.

Ndërkaq, kërkesa për të mbajtur paradën e tyre është hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat