Grupi monitorues në Siri thotë se një seri bombash kanë rënë ngahelikopterët e regjimit sirian dhe kanë lënë të vdekur të paktën 45 civilë, dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Sulmi ka ndodhur në krahinën veriore të Aleppos.
Organizatat e të drejtave të njeriut theksuan më 30 maj se bombat kanë rënë në qytetin e Aleppos dhe kanë goditur disa lagje duke lënë të vrarë 12 njerëz.
Agjencia franceze e lajmeve AFP njofton se 33 civilë të tjerë u vranë në një treg në Al-Báb-it, rreth 40 kilometra në verilindje të qytetit Aleppo në një zonë të kontrolluar nga Shteti Islamik (IS).