Policia shpërndan protestuesit në Pakistan

Bota

Policia shpërndan protestuesit në Pakistan

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:09

Policia në Quetta, në provincën Balochistan të Pakistanit, ka shpërndarë qindra protestues, të cilët ishin mbledhur para zyrës së guvernatorit për të protestuar kundër asaj që ata thonë se është mungesë e mbrojtjes nga ana e qeverisë për qytetarët.

Radio Mashaal RFE / RL-së raporton se kjo protestë erdhi pas vdekjen së rreth 20 personave, të cilët u vranë nga njerëz të armatosur.

Qyetarët ishin duke udhëtuar me autobus në jug të kryeqytetit.

Dëshmitarët thonë se vrasjet duket të kenë qenë të motivuara etnikisht dhe persona të armatosur, sipas tyre, kanë qenë të veshur si oficerë të sigurisë.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët kanë nisur hetimet.

Balochistani ka qenë skenë e dhunës të kryer nga grupet radikale islamike dhe separatistëve baluch, që duan një pjesë të të ardhurave nga gazi, si dhe autonomi të plotë nga Islamabadi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat