Konflikti në Ukrainë: Hollande dhe Merkel flasin me Putinin

Bota

Konflikti në Ukrainë: Hollande dhe Merkel flasin me Putinin

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:33

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të zbatojë “sa më shpejt” marrëveshjen e Minskut për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Në këtë rajon vazhdon të ketë luftime sporadike midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi qysh në muajin shkurt.

Presidenca franceze ka thënë se Hollande dhe Merkel kanë biseduar përmes telefonit me Putinin dhe se i kanë kërkuar atij “rezultate konkrete”.

Perëndimi dhe Kievi akuzojnë Rusinë për mbështetje të rebelëve ukrainas me armë dhe ushtarë, por Moska i hedh poshtë këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat