Cameron: Blatter të japë dorëheqje

Bota

Cameron: Blatter të japë dorëheqje

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:18

Kryeministri i Britanisë, David Camëron, ka thënë se presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Sepp Blatter, duhet të japë dorëheqje dhe “sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë”.

Komentet vijnë dy ditë pasi shtatë zyrtarë të FIFA-s janë arrestuar në Cyrih, nën akuzat për korrupsion, të ngritura nga Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë hapur po ashtu hetime për mitmarrje dhe shpëlarje parash, të cilat lidhen me ofertat për organizimin e Kupës së Botës më 2018 në Rusi dhe më 2022 në Katar.

“Sinqerisht, ajo që kemi parë është ana e shëmtuar e një loje të bukur”, ka thënë Cameron gjatë një konference për gazetarë në Berlin.

Në Cyrih të Zvicrës po mbahen aktualisht zgjedhjet për presidentin e FIFA-s.

Në garë janë presidenti aktual, Blatter, dhe Princi Ali i Jordanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat