​ISIS ka marrë aeroportin në Sirt

Bota

​ISIS ka marrë aeroportin në Sirt

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:05

ISIs ka marrë aeroportin në Sirt pasi që forcat qeveritare të Libisë janë tërhequr nga ai aeroport ka thënë zëdhënësi i qeverisë së papranuar të Libisë.

Mohamed Al Shami ka thënë se forcat qeveritare të Libisë mbrëmë vonë janë tërhequr nga aeroporti dhe ai ka rënë në duart e organizatës ISIS, transmeton AFP.

ISIS po ashtu ka konfirmuar në llogarinë e tyre në Twiter se e kanë nën kontroll aeroportin në Sirt që njëkohësisht është edhe bazë ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat