IS merr përgjegjësin për sulmin në Arabinë Saudite

Bota

IS merr përgjegjësin për sulmin në Arabinë Saudite

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:43

Katër njerëz kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës pranë një xhamie shiite në lindje të Arabisë Saudite.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë, ndërsa përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant i Shtetit Islamik (IS).

Ministria e Brendshme saudite ka thënë se sulmi në Xhaminë Al-Anud në qytetin Damam është penguar nga forcat e sigurisë, të cilat kanë ndaluar makinën e dyshuar pranë xhamisë.

Ky është sulmi i dytë brenda një javë në Arabinë Saudite.

Më 22 maj, një sulm vetëvrasës në një xhami shiite në Provincën Lindore ka vrarë 21 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat