Vullkan i fuqishëm godet Japonin, rrezikshmëria në shkallën më të lartë (Video)

Bota

Vullkan i fuqishëm godet Japonin, rrezikshmëria në shkallën më të lartë (Video)

Më: 29 maj 2015 Në ora: 12:15

Një vullkan i papritur ka goditur një fshat të vogël në Japoni, gjë që ka shtyrë autoritetet që të shpallin gjendje emergjente, duke evakuuar banorët përreth menjëherë nga zonat me potencial rreziku.

Ekuipazhet për ndërhyrje emergjente kanë evakuuar deri tash 137 banorë, ka njoftuar transmetuesi publik japonez NHK.

Vullkani "Mount Shindake" shpërtheu rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, duke zgjuar re të zeza në ajër . Ndërkaq, Instituri Metereologjik i Japonisë ka lëshuar alarm të shkallës së pestë, nivel ky më i larti i rrezikshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat