Amnesty International proteston për vrasjet në Pakistan

Bota

Amnesty International proteston për vrasjet në Pakistan

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:03

Amnesty International ka protestuar lidhur me vrasjet në Pakistan, duke thënë se ekzekutimet e fundit janë duke u përdorur për të "heshtur mospajtimin politik" dhe duke mbuluar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Amnesty tha se qeveria ka ekzekutuar 140 njerëz kur ajo i dha fund një moratoriumi mbi dënimin me vdekje në dhjetor pasi talibanët kishte masakruan 154 nxënësit në Peshavar.

Pakistani ka ekzekutuar tre separatistë baluçë, të dënuar për rrëmbimin e një aeroplani në vitin 1998, në përpjekje për të detyruar Islamabadin që të ndalojë provat bërthamore në rajonin e tyre.

Ata kanë urdhëruar pilotin që të fluturojë drejt Indisë, por aeroplani ka devijuar drejtimin dhe është shpëtuar nga forcat e sigurisë.

Dy nga të dënuarit janë varur në provincën Sind, ndërsa i treti në Karaçi.

Ata kanë qenë të dënuar me vdekje për rrëmbimin e aeroplanit të kompanisë Pakistan Airlines, me 30 pasagjerë në bord, më 24 maj të vitit 1998, katër ditë para provës së parë bërthamore në Pakistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat