Embargoja ndaj Kubës

Bota

Embargoja ndaj Kubës

Më: 29 maj 2015 Në ora: 00:48

Një ligjvënës amerikan thotë se po shtohet mbështetja në Kongres për heqjen e embargos ekonomike pesë dekadëshe të Shtetetve të Bashkuara ndaj Kubës.

Senatori demokrat Tom Udall i Nju Meksikos i bëri këto komente gjatë një vizite në Havanë. Ai udhëhoqi një delegacion me katër ligjvënës demokratë, që zhvilloi bisedime me zyrtarë dhe qytetarë kubanë.

Senatori Udall tha se si demokratët, edhe republikanët, kanë shprehur mbështetje për disa ligje që lidhen me Kubën, përfshirë heqjen e embargos së udhëtimit dhe nxitjen e aktivitetit të kufizuar ekonomik në bujqësi dhe teknologji.

Presidenti Barack Obama i bëri thirrje Kongresit të kontrolluar nga republikanët të heqë embargon që u vendos kur udhëheqësi revolucionar Fidel Castro hyri në aleancë me ish Bashkimin Sovjetik, pasi largoi nga pushteti diktatorin shumëvjeçar Fulgencio Bautista në vitin 1959.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat