Pentagoni do të përmirësojë programin trajnues në Irak

Bota

Pentagoni do të përmirësojë programin trajnues në Irak

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:58

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se zyrtarët amerikanë janë në kërkim të mënyrave për përmirësimin e programit trajnues për forcat e Irakut.

“Një mënyrë e veçantë, që është jashtëzakonisht e rëndësishme, është përfshirja e fiseve sunite në luftë. Kjo nënkupton trajnimin dhe pajisjen e tyre”, ka thënë Carter.

Ai ka thënë se ngjarjet e fundit në Irak kanë treguar rëndësinë e “të paturit një partner të aftë në terren”.

Forcat e Irakut janë në luftë kundër militantëve të Shteti Islamik (IS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat