​Në Irak janë zhvarrosur 470 trupa të vrarë nga ISIS

Bota

​Në Irak janë zhvarrosur 470 trupa të vrarë nga ISIS

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:49

Iraku ka zhvarrosur mbetjet e 470 personave që besohet se janë vrarë në masakrën e vitit të kaluar në afërsi të Tikritit, ka thënë ministrja e Shëndetësisë së Irakut Adila Hamud.

Kjo masakër e ka marr emrin nga baza Spejçer, afër Tikrtit, ku në qershor të vitit që shkoi pjesëtarë të ISIS-it kanë marrë qindra të rinj, kryesisht shiitë, transmeton AFP.

Xhihadistët pastaj i kanë rreshtuar në disa lokacione duke i vrarë një nga një siq është treguar në video dhe në fotografi që në atë kohë janë bërë.

Disa janë gjuajtur në lumin Tigër, të tjerët janë varrosur me ngut në vende që janë zbuluar kur qeveria dhe forcat aleate rimorën Tikritin nga xhihadistët , dy muaj më parë . vlerësohet se numri i të vrarëve është deri në 1700.

“Kufomat janë nga katër varreza..njëra nga to është më e madhja ku kanë qenë 400 trupa”, ka thënë mjeku kryesor në morgun e Bagdadit Zijad Ali Abaz.

Anëtarët e familjeve të të vrarëve presin rezultatet se në varreza janë trupat e djemve, baballarëve dhe vëllezërve të tyre. Pritet që lira e parà « me emra të bëhet publike javët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat