​Malajzi: Trupat e gjetur në varreza janë varrosur me rregull

Bota

​Malajzi: Trupat e gjetur në varreza janë varrosur me rregull

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:13

Autoritetet e Malajzisë kanë thënë se 139 varreza të emigrantëve janë varrosur aq trupa, por besohet se ka edhe më shumë kufoma në çdo varr.

“Bazuar në madhësinë e varreve për gjatë kufirit me Tajlandën, pasi kemi inspektuar zonën, kemi shenja të qarta se në secilin varr ka nga një person”, u tha gazetarëve , zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme Van Dxhnaidi Tuanku Jaafar .

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare shihet se kufomat janë mbështjellë me stof të bardhë, shenjë kjo që tregon ritet islame dhe janë shenjëzuar me nga një shko të drurit.

Policia e Malajzisë më herët ka deklaruar se janë gjetur gjithsej 139 varreza në 28 kampe ku kanë qëndruar emigrantët, për gjatë kufirit me Tajlandën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat